Cungu e quajti të vështirë ndeshjen me Kastriotin për këtë arsye

Përtej rezultatit të pastër 2-0 ndaj Kastriotit, trajneri i Kukësit, Armando Cungu tregoi në intervistën në “Gol pas Goli” se e ka patur shumë të vështirë para një ndeshjeje ndaj një skuadre pa objektiv.

Ndeshje e vështirë: “Është e vërtetë që ekipi tregon rritje, tashmë edhe në rezultat. Për mua si trajner ishte ndeshja më e vështirë. Ndeshje me ekipe të fundit të tabelës vështirësohen jashtëzakonisht. Vinim nga 2 ndeshje të mira të tjera dhe kundërshtari nuk ka as objektiv. E vura re në pjesën e parë, pashë njëfarë tensioni, kjo për shkak të presionit të pikëve. Kastrioti u ka hapur shumë probleme ekipeve”.

Vendi i dytë: “Kemi punuar shumë mirë. Jam i kënaqur nga ecuria. Që ditën e parë kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi pasur rezultate, tashmë kemi edhe rezultate. Falënderoj edhe djemtë për punën. Sistemi na ka dhënë garanci dhe fleksibilitet”.

Rroca e Shkurtaj: “Është yni një sportist kur ta shoh në rresht ditën e parë të stërvitjes. Në futbollin shqiptar kanë ndodhur që s’janë korrektë, që i dinim në një ekip dhe janë shfaqur te një tjetër. Kam ardhur për të bërë më të mirën në interes të klubit dhe jo të një individi. Kjo është ajo çka duhet të bëjë një trajner. Rroca është i mirëpritur dhe duhet të përshtatet te Kukësi”.