Trajneri i ekipit të Superligës jep dorëheqjen: E mbyll këtu

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës duke dhënë dorëheqjen.

“Lojtarët nuk janë të impenjuar. Sidomos lojtarët e huaj dhe lojtarët që nuk kanë shumë mundësi. Shoh një ftohje një mos organizim në lojë dhe stërvitje. Janë shumë detaje që mua më detyrojnë që me keqardhje mos jem më pjesë e kësaj mënyrë pune dhe kësaj skuadre. Nuk e kam unë në karakter që skuadra të sillet si të dojë dhe ti pësojë golat kur të dojë. Nuk shoh perspektivë. E mbyll këtu me Kastriotin. Nuk mund të sakrifikoj veten për lojtarë tekanjoz. Detyrohet të tërhiqem”, deklaroi Nica.