Balotelli nuk gjen paqe, drejt largimit nga Nice

Mario Balotelli nuk gjen paqe as në Francë. Sulmuesi i cili është pjesë e ekipit të Nice që nga viti 2016, kur u transferua nga Milani, duket se do t’i japë lamtumirën edhe ekipit të drejtuar nga Patrick Vieira, i cili ka kohë që nuk e grumbullon lojtarin.

Marrëdhëniet e këqija me trajnerin dhe me drejtuesit e klubit francez duket se kanë përcaktuar kështu edhe largimin e tij nga skuadra gjatë merkatos së janarit.

28-vjeçari vlerësohet nga 1.5 milionë Euro deri në 3 milionë Euro. Klubi i Marseille është vënë në kërkim të një sulmuesi dhe mund të nisë bisedimet për transferimin e italianit në “Velodrome”.