Juventus gjen ‘minierën e arit’, njihuni me shifrat nga kontrata me sponsorin

Juventusi dhe kompania e veshjeve sportive “Adidas” kanë zgjatur bashkëpunimin e tyre deri më 30 qershor 2027. Akordi i ri parashikon një përfitim minimal prej 408 milionë eurosh për klubin bardhezi.

Në arkat e klubit përpara fundit të fitit do të shkojnë edhe 15 milionë euro të tjera në bazë të kontratës për sponsorizimin, çka e çon përfitimin e “Zonjës së Vjetër” në 42 milionë euro vetëm për sezonin aktual. Që nga ai i ardhshëm, Juventusi do të arkëtojë çdo vit minimalisht 51 milionë euro, shifër së cilës do t’i shtohen miliona të tjerë në bazë të rezultateve dhe trofeve që “banda” e Maks Alegrit do të arrijë të koleksionojë.