Meta takon autorin e poemës 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, promovon kombin shqiptar

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në facebook një foto me aktorin Xhevat Limani.

“Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë”, shkruan Kreu i Shtetit.

Ja postimi i tij i plotë:

Poema dramatike "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" është një nga projektet më të rëndësishme artistike të aktorit, regjisorit dhe autorit të saj, Xhevat Limani, e shfaqur mjeshtërisht në shumë vende të botës në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë.