Dortmundi rikthehet tek fitorja, thellon diferencën në Bundesligë

Borussia Dortmund e ka mbyllur me fitore 2-1 ndaj Borussia Monchengladbachun në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Bundesliga.

Golin e parë në këtë takim e realizoi talenti i jashtëzakonshëm anglez, Jadon Sancho, në minutën e 42’, shkruan SYRI.net.

Vetëm 3 minuta më vonë, erdhi reagimi nga miqtë të cilët me anë të Christoph Kramer, barazuan rezultatin në minutën e 45’.

Goli i fundit dhe vendimtar u realizua në minutën e 54’ nga ylli i Dortmund, Marco Reus.

Ky gol pati vlerën e tri pikëve për skuadrën “verdh e zi” të cilët tashmë pozicionohen të parët në renditje me 42 pikë të grumbulluara, 9 më shumë se ndjekësit e Monchengladbach.