", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Salah bën gjestin e madh ndaj tifozit të verbër të Liverpoolit

Liverpool arriti ta fitonte ndeshjen dramatike ndaj Napolit 1-0 dhe në këtë mënyrë arriti të kualifikohej në raundin tjetër të Champions Leagues.

Përpost fitores lajmi më i bujshëm ishte pa dyshim reagimi i një tifozi të verbër që ndodhej në shkallët e stadiumit, ndërsa shoku i tij i shpjegonte në vesh mënyrën si u shënua goli nga Salah.

Pasi kjo video dhuroi emocione të jashtëzakonshme duke pushtuar mediet sportive, Liverpool ka bërë një gjest të madh, duke e ftuar tifozin e verbër në qendrën stërvitore të skuadrës.

Tifozi i verbër ka takuar trajnerin Jurgen Klopp dhe yllin e skuadrës Mohamed Salah, me të cilët shkëmbeu disa fjalë.

Lojtari egjiptian i bëri dhuratë tifozit fanellën e Liverpoolit me mbishkrimin e tij.