Mjeku i njohur/ Ngelësat e ‘Mjekësisë’, kanë marrë peng fakultetin e ‘Infermierisë’

Mjeku i njohur Petrit Vargu ka reaguar në lidhje me drejtuesit e Fakultetit të Infiermerisë në Universitetin e Mjekësisë.

‘Në mjekësi problemi i plagjiaturave është akoma me eminent. Përse mjekë të QSUT-së dhe pedagogë të Fakultetit të Mjekësisë duhet të merrnin doktoraturat në Fakultetin e Infermierisë?

A nuk është turp që ngelës në Fakultetin e Mjekësisë apo ata që mezi kanë kaluar klasën, të bëhen Doktor Shkencash me tema të tilla si PSH: Ceprimet e adalatit apo aspirinës.....

Edhe përfaqësuesit e firmave farmaceutike e kanë për turp të bëjnë akoma studime për këto preparate elementare e të vjetra.

Këtu nuk kemi plagjiature.

Këtu kemi ‘injoranturë’ që ka hipur në katedër’, shkruan Petrit Vargu në Facebook.

Në këtë Fakultetin e Infermierisë janë shkatërruar kurrikulat mësimore dhe këtij fakulteti i ka mbetur vetëm emri.