‘Vetëm me 7 viza e përballoj dialogun’-Iriqi bisedon me Edi Ramën

Iriqi: - Pse kërkon dialog kur në fakt veç ti flet?

Rama: - Nuk duroj dot të më flasë dikush kur unë hap gojën. Edhe mamaja ime me qenë, ia përplas. Se më ndërpritet mendimi dhe pastaj e humbas. Ç’komandohet truri. Kupton?

Iriqi: - Po si e drejton partinë?

Rama: - Partinë e kam blerë. S’kam ç’të drejtoj.

Iriqi: - Po qeverinë?

Rama: - Dhe qeverinë e kam blerë. Edhe deputetët. Edhe...

Iriqi: - Edhe Ruçin?

Rama: - Hahaha, atë e kam falas. Vij pas teje veç për dy leje ndërtimi, më tha para ca vitesh. Është si kanoçet e hedhura. Askush nuk e zë me dorë.

Iriqi:- Po pse e vendose në krye të parlamentit?

Rama:- Ashtu ma tha mendja atë ditë. Shyqyr qe nuk kisha hequr vizën e katërt se president do e bëja.

Iriqi: - Me studentët të ngeci sharra në gozhdë.

Rama: - Me sa duket ata do jenë ‘varrmihësit’ e mi politikë. Dhe kanë gjetur strategji asgjësuese. Nuk krijojnë përfaqësi. E dinë që i ble brenda orës.

Iriqi: - Po pse nuk bën dialog tamam me ata?

Rama: - Unë jam si kasetat me shirit qëmoti, ata janë usb. A mund t’ua dal. Sa të më tallin kam gjetur taktikën time. Gjoja nxehem e nis bërtas. Gëzohem kur largohen se po të rrinë do më bëjnë mut. As ligj nuk njoh, asgjë s’marr vesh.

Iriqi: - Pse nuk merr ministren me vete?

Rama: - Asaj i bije të fikët çdo dy minuta. Ma përlau kokainën ditore. Qysh në mëngjes ma mbaron. E kaloj ditën duke i lypur një dozë atje, një këtu. Varravingo nëpër Tiranë.

Iriqi: - Me ç’slogan do hysh në fushatën e zgjedhjeve lokale?

Rama: - Kur s’keni pulën, votoni Ramën! Si të duket?

Iriqi: - Në fakt nuk rezulton të kesh mbajtur ndonjë zotim.

Rama: - Kam mbajtur. U kam premtuar shokëve e miqve që do i rrisin fitimet 4-5 herë dhe del që e kam tejkaluar.

Iriqi: - Po ke më shumë të varfër se sa para 6 vjetësh.

Rama: - E vërtetë. Dhe do i shtoj. Më ka thënë Gjinushi. Sa më shumë të varfërohen,më shumë votojnë PS-në.

Iriqi: - Sa për kuriozitet, ku i gjete paratë për vilën?

Rama: - Kur u bë me para një budalla si Tualeti, pse mos bëhem unë.

Iriqi: - Do vazhdosh takimet me studentët?

Rama: - Sigurisht. Po vë ca kokainë mënjanë se me ata duhet të kaloj nga hunda shtatë viza. Ashtu qetësohem dhe bëj sikur i dëgjoj. Kam fuqi të lëviz veç kokën. Ndryshe do grindem si përherë.

Iriqi: - Do ndryshosh ndonjë ministër?

Rama: - Hahaha, njësoj është dhe t’i mbaj dhe t’i ndryshoj. Do heq ca gomerë dhe do ve ca të tjerë.

Iriqi: - Gomerë, por Ulsiun dhe Ballën i ke dhe doktorë.

Rama: - Hahaha, shyqyr që nuk vizitojnë njeri, se do i vdisnin. Ky vend ka marrë greminën. Edhe unë do këndoj pas ca ditësh: ’O zot,në ç’vend më ke hedhur!’

Iriqi: - Pra populli duhet të ikë?

Rama: - Populli thuajse ka ikur, pak pleq kanë ngelur. Por do nisë ikja e ferrave dhe gurëve. Veç unë mbase rri. Se kam në Surrel mall për disa vjet,me tre viza në ditë. Më mjaftojnë se u mplaka tani, hunda nuk thith si sondë gjeologjie. Edhe ti Iriq, mbathja qysh tani. Se je i avashëm e dili të keqes para. Nisu, mos u vono!