VIDEO/ Berisha: Thirreni Rama të vijë në Kuvend ose ... vërini një maskë Pandeliut!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar me forcë, praninë e Kryeministrit në seancën parlamentare ku po shqyrtohet projektligji i propozuar nga opozita për Vetingun në politikë.

Berisha tha: “Përfaqësuesit më të zinj të krimit janë zhdukur dhe duan të mbulohen me thinjat e Pandeli Majkos?! Thojini atij të vijë aty, se sytë e kombit janë të drejtuara tek ato karrige, te balozët e krimit, që po e zhbëjnë Shqipërinë. Ndaj ndërpreje seancën dhe të vijnë. Është dita e gjykimit të tyre.

Zonjë, qëndroni në lartësinë e detyrës.

Vërjani një maskë Pandeliut aty në çdo karrige dhe të shohim si duket. Është kështu apo jo?!”/ar.sh/SYRI.NET