Frika nga protestat, Rama mobilizon partinë, do mbledhë kryesinë dhe Asamblenë

Kreu i kabinetit qeverisës, Edi Rama në prag të fundvitit ka vendosur që të mbledhë kryesinë dhe Asamblenë e Partisë Socialiste. Këto mbledhje do të zhvillohen jashtë rradle ndryshe nga se është vepruar më parë.

Në datën 24 dhjetor, kryeministri Rama ka vendosur të mbledhë Kryesinë, ndërsa në datën 28 dhjetor është vendosur mbledhja e Asamblesë.

Duket se protestat që kanë përfshirë vendin kanë sjellë reagimin e kreut të rilindjes i cili po therret partinë që ta mobiliozjë që gjatë ditëve të pushimet dhe te festave të jenë në punë me kapcitet të plotë që të shuajanë levizjen e studentëve por edhe me dhjetra protesta të tjera që kanë shpëerthyer në mbarë vendin.