Pas Sirisë, SHBA tërheq trupat nga Afganistani

Administrata e Trump planifikon të tërheqë mijëra trupa nga Afganistani, thonë mediat amerikane.

Raportet, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, thonë se rreth 7,000 trupa - afërsisht gjysma e pranisë ushtarake të mbetur nga SHBA në Afganistan mund të ktheheshin në shtëpi brenda disa muajsh.

Raportet vijnë një ditë pasi presidenti njoftoi tërheqjen ushtarake të vendit nga Siria.