Zbulohet fjalimi i parë i Solskjaer ndaj lojtarëve të Man.United

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka mbërritur në Manchester për të takuar fillimisht lojtarët dhe më pas mbikëqyri seancën e parë stërvitore në krye të “Djajve të Kuq”.

Solskjaer kishte një mesazh për lojtarët e tij, në prag të ndeshjes së tij të parë në krye të Manchester United.

Ai u ka bërë thirrje lojtarëve ta tregojnë vetën dhe të luajnë në mënyrën e tyre në ndeshjen e fundjavës kundër Cardiff.

“Kemi një grup të mirë të analistëve. Kur erdha këtu ata po e shikonin Cardiffin. Sigurisht se edhe unë kam parë Premierligën, të gjitha skuadrat. Kam një ide se si skuadrat luajnë” ka thënë fillimisht norvegjezi.

“Por, nuk bëhet fjalë për kundërshtarin, bëhet fjalë për ne. Bëhet fjalë për lojtarët tonë, të cilët duhet ta dinë sa mund të bëjnë. Ata duhet ta  tregojnë vetën” ka thënë tutje Solskjaer.

“Fokusi im kryesorë do të jetë tek ne. Si ne duam të luajmë, pastaj do të jenë detajet e kundërshtarit” ka përfunduar ish sulmuesi i United.

Solskjaer do të jetë në krye të “djajve të kuq”, të paktën deri në përfundimin e këtij sezoni.