ZYRTARE: Zgjidhet lojtari më i mirë i vitit në Kosovë

Arbër Zeneli është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2018 në Kosovë.

Çmimi është dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës ndërsa mesfushori arriti ta fitoj këtë çmim, fal paraqitjes fantastike ndaj Azebajxhanit, duke realizuar tripletën.

Zeneli ishte një ndër lojtarët që kishte meritë të padiskutueshme në kualifikimin e Kosovës në play-offin e Ligës së Kombeve, që gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë në fazën e grupeve.

Futbollisti i skuadrës Drita, Xhevdet Shabani është shpallur lojtari më i mirë i Super Ligës së Kosovës, gjithashtu edhe Bekim Isufi i cili vjen nga e njëjta skuadër, është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit 2018.