Bllokimi i punimeve në Unazën e re, Marku i përgjigjet Kryemadhit

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku i është përgjigjur letrës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila kërkonte bllokimin e punimeve në Unazën e re.

Marku shkruan në përgjigjen e saj, se çështja në fjalë nuk është kompetencë e saj, por e Prokurorisë së Tiranës.

Është prokurori Adnan Xholi ai i cili i ka dhënë përgjigje kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa kërkesa është dërguar në Prokurorinë e Tiranës.

Kryetarja e LSI-së në letrën e dërguar në drejtim të prokurores Marku dy ditë më parë kërkonte ndërprerjen e punimeve tek Unaza e Re deri sa çështja të sqarohet pas zbulimit të skandalit.

‘Kërkojmë nga ana juaj marrjen e masës së pezullimit të punimeve në të gjithë projektin e Unazës së Re deri në sqarimin përfundimtar të rrethanave të kësaj çështjeje’, shkruante Kryemadhi.