Ja disa arsye pse të dilni së bashku me një çift tjetër, është më mirë se te dilni vetëm me partnerin tuaj

Nëse ju jeni në një lidhje dhe keni miq që janë po ashtu në një lidhje, mund të planifikoni shumë aktivitete së bashku. Kjo do e bënte kohën e kaluar më efektive dhe më tërheqëse. Ja disa arsye pse të dilni me disa miq që janë çift gjithashtu, mund të jetë më mirë se të dilni vetëm të dy me partnerin tuaj:

-Mund të shkoni në një ndeshje sporti apo çdo lloj tjetër aktiviteti të ngjashëm me sportin. Sa më shumë njerëz në një ngjarje sportive, aq më mirë është. Ju mund të lini të tjerët të ulen pranë njeri-tjetrit dhe të diskutojnë çdo gjë rreth futbollit, ndërsa ju dhe vajzat tuaja pini birrë dhe gëzojuni ambientit dhe kohës që po kaloni së bashku. Çdo gjë bëhet më interesante kur jeni dy çifte duke brohoritur, secili për skuadrën e vetë.

-Shkoni vizitoni qytetin tuaj. Edhe nëse keni jetuar në qytetin tuaj tërë jetën tuaj, rrëmbeni një çift tjetër dhe veproni si turistë për një ditë. Ngjisni malet, hani në restorantin më të mirë të qytetit dhe bëni foto në vendet më të veçanta si kujtim.

-Gjeni disa vende me muzikë të mirë. Shumë qytete kanë koncerte falas kur koha është e këndshme. Gjeni më të mirën pranë jush, paketoni një shportë pikniku me ushqim dhe pije, dhe mund të bëni ‘kamping’, nën yje ndërsa dëgjoni muzikë të mrekullueshme me miqtë tuaj të rinj.

-Bëni një darkë ndryshe së bashku. Ftoni miqtë e rinj në shtëpinë tuaj dhe gjithashtu ftojini ata të sjellin disa ingredientë për ushqimet që keni vendosur të gatuani. Vajzat mund të kujdesen fare mirë për kuzhinën, ndërkohë që djemtë zgjedhin verën e duhur.

-Shkoni në një park dëfrimi së bashku. Është shumë bukur të shkoni së bashku me miqtë tuaj në një park dëfrimi. Atje mund të kujtoni shumë ndodhi nga fëmijëria juaj dhe të ktheheni pas në kohë duke u sjellë sërish sado pak fëmijë.