Dy golat e Xherdan Shaqirit ‘marrin në qafë’ Mourinhon

Jose Mourinho është larguar nga Manchester United dy ditë pas humbjes 3-1 të derbit në Liverpool.

Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i United pak minuta më parë.

Rezultatet e Manchesterit nën drejtimin e portugezit në këtë sezon nuk kanë qenë ato që priteshin, ndaj ka ardhur edhe ky vendim.

Shkak për shkarkimin e “Special One” janë bërë dy golat e Xherdan Shaqirit që shënoi të dielën në sfidën Liverpool-Manchester United.