FOTO/ Zbulohet programi i ri që do prezantojë Eneda Tarifa

Pak ditë më parë këngëtarja Eneda Tarifa me anë të një postimi në Instagram njoftoi largimin nga grupi i tranjerëve të ‘The Voice kids’.

Këngëtarja tha se për shkak të angazhimeve personale nuk mund të jetë pjesë e programit.

Por sot  vetëm pak orë më parë këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka zbuluar se do të bëhet  pjesë në një projekt në “RTSH”.

Në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor këngëtaren do e shohim me një program të dedikuar humorit e muzikës.

Ai mban titullin “Tok Tok” dhe Enedën do e shohim në rolin e prezantueses, këngëtares dhe aktores.

“Nata e ndërrimit të viteve na gjen në “RTSH”. Një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor, nga mjeshtri i penës Pëllumb Kulla dhe i kuruar në detaj nga një artist i dashur për të gjithë, Leonard Bombaj. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK” 2019. Një eksperiencë që më dhuroi shumë”,- ka shkruar këngëtarja në një postim të bërë në ‘Instagram’.