Modelja: Kjo është bima që më rriti gjoksin me dy masa në mënyrë natyrale

Modelja Brigeta Cooper ka llojin e bukurisë për të cilën janë të njohura modelet e Australisë. Por, kohët e fundit ajo ka treguar edhe një të fshehtë që e ka transformuar trupin e saj.

Duke u relaksuar në plazh, biondja simpatike postoi një foto në për 30,000  ndjekësit e saj në Instagram, ku këta të fundit vunë re diçka të dyshimtë.  Fansave të saj u ra në sy ndryshimi drastik në madhësinë e gjoksit të saj.

Ishte vetë Brigette ajo që i “iluminoi” fansat e saj. Mesa duket ndryshim në madhësinë e  gjoksit nuk vinte nga ndonjë ndërhyrje e mundshme kirurgjikale, por nga nj super-bimë. Sipas saj, ingredienti i quajtur pluhuri i maca-s është përgjegjës për rritjen e gjoksit.

Pluhuri Maca prodhohet nga bima e maca-s e cila rritet në Peru dhe thuhet se mund të rrisë libidon dhe të balancojë hormonet.

Brigette kishte provuar pluhur maca, por vuri re se po përjetonte disa ‘efekte anësore’, kështu që ajo vendosi të mos e konsumonte më dy muaj më parë.