Trajneri i Lyonit pas shortit: E kam një formulë si ta ndal Messin

Sot është hedhur shorti për fazën 1/8 në Champions League.

Barcelona ka “peshkuar” një kundërshtar të lehtë në letër pasi do të përballet me Lyonin në fazën me eliminim direkt, shkruan SYRI.net.

Menjëherë pas shortit ka folur trajneri i skuadrës franceze, Bruno Genesio i cili tha se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm por ai ka një formulë për ta ndalur argjentinasin.

“Po, mendoj se po” ishte përgjigja e tij kur është pyetur nëse Barcelona është skuadra më e mirë në Spanjë.

"Kurse sa i përket stilit të lojës së katalunasve, Genesio është shprehur: “Mendoj se City tashmë ka një stil shumë të mirë loje pasi Guardiola është një trajner i madh” ka vazhduar ai.

“Ndryshe nga Manchester City, Barcelona e Messit janë një skuadër me shumë përvojë në kompeticionet europiane.

Messi? “Do të mundohem që të porosit lojtarët e mi të kenë kujdes, mendoj se e kam një formulë për ta ndalur Messin. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që dallon nga të tjerët”, përfundoi ai.