Vasili, deputetëve socialistë: Ndajeni mendjen, jeni me studentët apo me Ramën

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesve të maxhorancës të cilët duket se në qëndrimet e tyre mbështesin kryeministrin dhe jo studentët.

Vasili shprehet se është koha që brenda maxhorancës duhet të ketë mendje të ndarë, nëse mbështesin protestën apo Ramën.

“Ta ndajne keta te maxhorances, jane me studentet apo me Edi Ramen, rruge te trete s’ka !!!”, shkruan Vasili.