Ronaldo nxjerr në shitje makinën e tij të parë, ky është çmimi i pabesueshëm!

Cristiano Ronaldo e ka nxjerrë në shitje makinën e tij të parë, Audi S3 Coupe, të cilën ylli i Juventusit e kishte përdorur në kohën kur ishte në Manchester United.

Edhe pse kjo Audi S3 e vitit 2000 momentalisht kushton mes 6 mijë dhe 10 mijë euro, pronari i saj i ka vënë çmim prej 20 mijë euro.

Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe pasi çmimi i lartë vjen për shkak se është përdorur nga CR7.

Cristiano e kishte blerë këtë makinë në dorën e dytë në sezonin e tij të parë në Manchester United, pasi kishte kaluar në Premierligë nga Sportingu verën e 2003-ës.