FOTO/ U kap me libra anti-shqiptar, Universiteti kundër Panajot Barkës

Universiteti i Gjirokastrës në një deklaratë për mediat ka reaguar pas ndalimit të pedagogut   Panajot Barka dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi iu gjetën disa libra me përmbajtje për Vorio Epirin.

Universiteti i Gjirokastrës distancohet nga akti i Barkës, duke thënë se librat i kishte për përdorimin e tij personal dhe jo për bibliotekën e Universitetit, pasi nuk ka pasur një kërkesë të dorëzuar në departament.

Universiteti sqaron se me lajmin e ndalimit të Barkës është njohur përmes mediave.