Përcaktohen datat e ‘betejave’ të Europa League. Mbani shënim kur luan Interi

Mesditën e sotme u hodh shorti që përcaktoi 16 duelet në raundin e 1/32-ve të Ligës së Europës.

Nuk kanë munguar përballjet e forta në këtë fazë, gjithsesi ajo që bien në sy janë përballjet e lehta në letër për skuadrat e evidentuar si pretendente.

Sfidat e para do të luhen të gjitha më datën 14 shkurt dhe ndeshjet e kthimit do të luhen më 21 shkurt të 2019-ës.

Interi do të luajë takimin e parë në Austri më 14 shkurt me Rapidin e Vienës, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 21 shkurt në “San Siro”.

Në këtë fazë janë plot 32 ekipe që do të rezervojnë 16 përballje emocionuese.

Afërsisht një muaj më pas, ekzaktësisht më 7 dhe 14 mars do të luhen përballjet e fazës së 1/8-ave.

Çerekfinalet më 11 dhe 18 prill, ndërsa gjysmëfinalet janë paracaktuar më 2 dhe 9 maj.

“Olimpyc Stadium” në Baku do të jetë stadiumi që do të mirëpresë finalen e madhe më 29 maj.