FOTO/ Rrjeti tallet me Pacollin: Njihuni me `gjeneralin tregtar`, të Ushtrisë së Kosovës

Pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës, shumë liderë politikë dhe shtetërorë filluan të sillen dhe të flasin si “gjeneralë”. Presidenti Hashim Thaçi ishte i pari që nxitoi të veshë uniformë ushtarake, por nga nxitimi për tu shfaqur si “komandant i përgjithshëm”, u paraqit publikisht me një uniformë lara-lara në të cilën xhaketa, pantallonat dhe këpucët nuk kishin asnjë lidhje me një uniformë serioze të një ushtaraku të lartë të një ushtrie serioze, siç e kanë projektuar amerikanët këtë të Kosovës.

Këtë dalldi të shtetarëve dhe politikanëve kosovarë që tashmë u duket vetja “gjeneralë”, e ka shfrytëzuar rrjeti duke u tallur keqas. Një prej “viktimave” të radhës është ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, të cilit në xhaketën e ushtarakut të lartë i kanë varur shumë “grada dhe medalje”. Në fotomontazhin-meme më poshtë, mund të shihni Pacollin të mbuluar me “grada” tregëtare.

Komenti ironik i një qytetari të Kosovës në rrjet, i thotë të gjitha për karrierën e lavdishme “ushtarake” të Pacollit:

Ja dhe një “gjeneral tregëtar” i Ushtrisë së Kosovës!