FOTO/ Majk mendon të blejë veturë me çmim 275 mijë euro
Është i fiksuar ndaj veturave.
Reperi nga Babastars, Majk, deri më tani ka dy vetura, njërën ‘Porsche’ e tjetrën ‘BMW’, me të cilat shpesh del nëpër Prishtinë, shkruan Syri Kosova.
Por, ky fiksim i tij nuk mbaron me kaq.
Në Instastory reperi ka hedhur një fotografi ku pyeti fansat e tij se a mendojnë ata që Majk duhet blerë një veturë të markës ‘McLaren’ 720s.
Në një kërkim në ‘Google’, vetura kap çmimin e mbi 275 mijë euro apo 312 mijë dollarë.
Se a do e blejë ai këtë veturë, presim të shohim.