Në moshën 84 vjeçare pensionistja nga Teksasi diplomohet në sociologji

Janet Fein është e diplomuara më e vjetër në historinë universitare të botës.

Ajo është plot 84 vjeçe dhe ja ka dalë të mos heqë dorë nga ëndrrat e saj.

Janet është nënë e 5 fëmijëve dhe ka një karrierë profesionale si sekretare.

Por duket që me daljen në pension në moshën 77 vjeçare, ajo mori vendimin e rëndësishëm të jetës së saj.

E moshuara iu rikthye shkollës dhe arriti qëllimin që i kishte vendosur vetes, duke marrë një diplomë bachelor në Universiteti e Texas-it në Dallas.

“Nuk kisha asgjë për të bërë kur dola në pension”, tha Fein .

Fein mori pjesë në një program shtetëror në Teksas që u lejon njerëzve të moshës 65 vjeç e lart të ndjekin deri në gjashtë orë leksione pa pagesë në universitetet publike. Kështu ajo zgjodhi të diplomohej në degën e sociologjisë. 

Gjithashtu Fein u shpreh:' Nga e gjithë kjo eksperiencë unë krijova shumë miqësi, mësova shumë gjëra të reja dhe për këtë jam e lumtur'.