Boksieri shqiptar triumfon në ringun e Torontos

Boksieri shqiptar Kristian Prenga regjistroi një tjetër fitore mbrëmjen e djeshme, teksa triumfoi përballë kundërshtarit Aldo Colliander.

Në ndeshjen e zhvilluar në Toronto të Kanadasë, boksieri shqiptar fitoi me Knock-Out, duke regjistruar fitoren e tij të 9-të në 10 takime në boksin profesionist.

Vlen të theksohet se kundërshtari i Prengës,Collander vinte pas 17 ndeshjesh të zhvilluara, ku numëronte 15 fitore dhe dy humbje.

Kristian Prenga ndjeu edhe mbrëmë mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetojnë në Toronto dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilëve u dedikoi edhe fitoren.

“Fitorja u takon shqiptarëve”, ishin fjalët e Kristian Prengës pas triumfit.