Studentët thirrje për qytetarët: Kush është shqiptar të vijë nesër në protestë

Studentët u kanë bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ti bashkohen ditën e nesërme protestës së tyre. Në deklaratën e sotme studentët janë shkrehur të vendosur se do ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

Ata deklarojnë se dialogu i vetëm mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama është plotësimi i 8 kërkesave.

‘Kush është shqiptar të vijë nesër në protestë’, deklarojnë studentët në thirrjen e tyre drejtuar qytetarëve.