VIDEO/ Basha: Protestat nuk mund t’i dalë më askush, Ramën nuk e beson më asnjë shqiptar

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte i pranishëm sërish mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës të cilët protestojnë kundër aferave korruptive të qeverisë dhe [projekteve mafioze.

Basha tha para mediave se sot protestat kanë nisur në të gjithë Shqipërinë dhe askush nuk mund ti ndalë.

Ndërkohë që ka paralajmëruar një tjetër denoncim të PD-së për një tjetër superskandal të qeverisë.

‘Edhe sot pavarësisht rënies së temperaturave qytetarët kanë dalë pasivisht për të mbrojtur shtëpitë e tyre, kundër vjedhjes më të madhe, 40 milionë euro për dy kilometra, që tregoi para të gjithë shqiptarëve se këtu janë konsumuar krime, si krimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, nga i pari i qeverisë deri tek kreu i ARRSH-së. Vjedhjj është provuar tashmë dhe është publikuar nga media. Këtu kemi të bëjmë me një krim shtetëror, dhe i vetmi njeri përgjegjës është kryeministri Edi Rama. Ai është drejtpërdrejtë i përfshirë në këtë aferë. Ai e ka bërë këtë Pazar me 3 kompanitë e përfshira këtu, Salillari, Viktoria Invest dhe DHX. Në këtë vjedhje Rama ka në krahë edhe prokuroren Arta Marku. Sot qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të naftës të energjisë, dhe ne jemi totalisht në mbështetje të tyre. Protesta që i ka vënë vulën, është protesta e studentëve. Më kryengritjes e saj rinia shqiptare i ka prishur rehatinë e hajdutëve, Rama siç e shikoni bën lloj lloj karagjozllëqe por nuk jep dy përgjigje të thjeshta për vjedhjen që është bërë në Unazën e Re si dhe pse nuk plotëson kushtet e studentëve. Ne e dimë pse, sepse paratë që duhet të shkonin për studentëve Rama i ka bërë rrush e kumbulla. Ne kemi mbështetur dhe mbështesim fuqimisht protestën e studentëve. E përsëris sot sërish thirrjen ndaj shqiptarëve tu bashkohen rinisë. Ata kanë mbështetjen time të plotë dhe të PD-së. Edi Rama nuk ka më asnjë lloj besueshmërie. Protestat janë ngritur në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do të ndalen më. Rama dhe Veliaj ndryshuan projektin në shërbim të baronëve të drogës. Pas dy ditësh do të denoncojmë një tjetër’, tha Basha.