Ndërpritet seria e fitoreve të Arsenalit në Premierligë

Arsenali u shfaq një skuadër e brishtë në fushën e Southamptonit, ky dy herë arriti të barazonte rezultatin, por sërish u kthye pa pikë në Londrës.

Dy herë realizoi Ings në pjesën e parë, mes finalizimeve të të cilit tundi rrjetën Mkhitaryan me fraksionin e parë që  u mbyll 2-1.

Mesfushori armen shënoi të dytin personal në të 53-ën, por “Topçinjtë” pësuan një tjetër gol me autor Austin 5 minuta para fundit.

Për trajnerin e gjerman Hasenhuttle ky ishte suksesi i parë në krye të Sauthamptonit, ndërsa Unay Emery ndërpret ecurinë prej 14 takimeve pa humbje në Premier.