Modric tregon se çfarë ka ndodhur me Realin pas ardhjes së Solarit

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se ardhja e Santiago Solarit e ka bërë skuadrën më të mirë.

Solari erdhi gjatë muajit tetor në vend të të shkarkuarit Julen Lopetegui.

“Mendoj se jemi përmirësuar nën urdhrat e Solarit”, ka thënë fituesi i “Topit të Artë”.

“Gjëja më e rëndësishme është se grupi është kolektiv, dhe se skuadra është duke luajtur mirë. Tentoj të ndihmoj sa më shumë që mundem. Unë luaj sepse ende kam uri dhe do të punoj shumë në nivelin më të mirë në mënyrë që ta ndihmoj skuadrën time”, deklaroi Modric.