KLSH e thotë hapur: Strategjia antikorrupsion ka dështuar

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se strategjia e qeverisë për funksionimin e platformës së antikorrupsionit ka dështuar.

Gjatë një konference të zhvilluar nga KLSH, Drejtorja e Përgjithshme e këtij institucioni, Lindita Lati tha se Shqipëria vijon të vuajë nga korrupsioni dhe se shërimi i shoqërisë prej tij vjen vetëm përmes rritjes së arsimimit dhe edukimit të publikut.

Shqipëria renditet si vendi i 91 në botë në bazë të perceptimit të korrupsionit mes 176 shteteve.