FOTO/ Çifti nga Ferizaj celebrohet i veshur me uniformë ushtarake

Të veshur me uniformë të FSK-së dhe ushtrisë amerikane, Izjadin dhe Jetmira Ramusholli janë kurorëzuar në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Çifti nga Ferizaj kanë zgjedhur këtë ditë për t’u lidhur në martesë duke u  shprehur se ishin shumë të emocionuar dhe njëkohësisht krenarë që 14 dhjetori i vitit 2018 do i kujtonte kurorëzimin e dashurisë dhe datën kur Republika e Kosovës formoi Ushtrinë. 

“Jemi shumë të emocionuar dhe njëkohësisht krenarë që 14 dhjetori i vitit 2018 do të na kujtoj gjithmonë kurorëzimin e dashurisë tonë dhe datën kur Republika e Kosovës formoi Ushtrinë”, kanë thënë çifti Ramusholli për Ferizajnews.