I thotë ‘JO’ Milanit, por në janar lojtari i Barçës gati të transferohet në Angli

Denis Suarez dëshiron të largohet nga Barcelona gjatë Janarit, por vështirë se lojtari do të veshë fanellën e Milanit, që ka kohë që interesohet për futbollistin.

Mesfushori “blaugrana” ka zgjedhur Londrën si destinacionin e tij të ardhshëm, por jo skuadrën ku do të luajë.

Në garë për shërbimet e 24-vjeçarit janë Arsenali dhe Chelsea. Kartoni i Denis Suarez, kontrata e të cilit sakadon në 2020, vlerësohet rreth 10 milionë euro.