E bujshme/ Barcelona 80 mln euro për talentin që po bën ‘namin’ në Gjermani

Gjatë merkatos së janarit Barcelona pritet të bëjë blerje të bujshme për të përforcuar skuadrën.

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz kohët e fundit është në shënjestrën e bordit të Barcelonës.

Talenti 19 vjeçar i Bayer Leverkusen, Kai Haverzt mund të transferohet në ‘Camp Nou’ për vlerën e 80 milionë eurove, shkruan ‘Mundo Deportivo’, raporton SYRI.net.

Për të marrë shërbimet e talentit gjerman kohët e fundit ka shfaqur interesim Manchester City dhe Bajerni i Mynihut.

Mesfushori ka një kontratë me Bayer Leverkusen deri në qershor të vitit 2022 dhe këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë dy asiste.

Syri.net / Oldi Mele