Gjici jep premio në rast fitore me Partizanin

Të premten në orën 18:30 Partizani do të luajë përballë Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në në Kategorinë Superiore.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici në rast suksesi të skuadrës së tij nuk do të kursejë shpërblimet për lojtarët.

Me këtë premio Gjici pretendon që të motivojë skuadrën jo vetëm të marrë 3 pikë të rëndësishme por edhe të ngrejë moralin në kampin verilindor.

Duhet thënë se Kukësi ka plot 5 javë që nuk humbet (dy barazime dhe 3 fitore).