Jordi Alba e zbulon: Ish-sulmuesi i Realit i mirëpritur të transferohet te Barcelona

Alvaro Morata po shqyrton mundësinë e rikthimit në Spanjë.

Ish-sulmuesi i Real Madridit po përflitet për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, ndërsa anësori i Barçës, Jordi Alba i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit spanjoll, shkruan Goal", raporton SYRI.net.

“Morata është një lojtar që me pëlqen shumë, ai është një super lojtar”, ka thënë Alba.

“Në fund, është klubi që merr vendim a do ta transferojë apo jo. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe i uroj mirëseardhjen”, vijoi ai.

“Nëse thashethemet për të janë të vërtetë, ai do të jetë i mirëseardhur, ashtu si gjithë lojtarët tjerë të rinj”, përfundoi ai.

Syri.net / Oldi Mele