FOTO/ U fol se ishin në prag të ndarjes, por ''Ezel' suprizon gruan e tij me dhuratën që kap shifra marramendëse

Çifti i njohur turk, Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu kohët e fundit janë përfolur për një ndarje të mundshme.

Pas dështimit të shtatzënisë së parë të Sinem, ata kanë pasur mosmarrëveshje të shumta dhe mediat turke shkruajnë se ata janë drejt divorcit.

Rreth një javë më parë ata udhëtuan për të bërë disa ditë pushimi, por asgjë nuk ka shkuar siç duhet.

Pushimet kanë zgjatur shumë pak dhe kjo shton aludimet e mediave.

Gjithashtu burime pranë tyre raportojnë se çifti po shtiret si i lumtur para mediave, por në të vërtetë jeta e tyre familjare ka marrë fund.

Por me suprizën e fundit që aktori i ka bërë gruas së tij Sinem për festat e fundvitit hedh poshtë çdo aludim të mediave.

Kenan i  ka dhuruar  një Kobal’a 2017 model Porsche 911 që kushtonte 2 milion lira turke.

Gjithashtu mediat turke shkruajnë se Sinem Kobal, ka  fluturuar në ajër përballë surprizës romantike që i kishte përgatitur Kenan.