Pothuajse e konfirmuar, në janar ky super lojtar largohet nga Reali

Sulmuesi spanjoll, Isco dëshiron largimin nga “Santiago Bernabeu”.

26-vjeçari nuk e shikon veten pjesë e “Los Blancos” pasi Santiago Solari e ka pozicionuar në stolin rezervë dhe nuk e preferon të jetë pjesë e 11-shes titullare.

Solari preferon sistemin 4-3-3, një modul të cilit nuk i përshtatet Iscos-me ish lojtarin e Malagas që ka luajtur vetëm 210 nga 810 minutat e mundshëm që nga emërimi i trajnerit të ri te Reali.

Tensionet janë rritur mes dy palëve dhe mendohet që një vendim mund të bëhet në fund të këtij muaji.