Protesta rikthehet në Fier, banorët bllokojnë rrugën: Duam paratë tona

Rikthehet protesta në Fier. Protestuesit kanë bllokuar sot punimet e By Pass-it të Fierit. Banorë të zonës dhe përfaqësues të firmave nënkontraktore kanë protestuar sërish sot duke kërkuar dëmshpërblimet e tokës se prekur nga ndërtimi.

Fillimisht protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, Fier – Seman, nga ku kanë kërkuar nga qeveria marrjen e masave për zgjidhjen e kësaj situate e cila po zgjat prej kohësh. Më pas, së bashku ata kanë shkuar në zonën ku aktualisht është duke u punuar nga kontraktorët e ri të këtij By Passi. Me thirrjet “Duam paratë tona”, protestuesit kanë bllokuar për rreth një orë punimet, duke thënë se protesta e tyre nuk është politike.

Në mbështetje të protestuese ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i dëgës së kësaj partie në Fier Luan Baçi i cili ka theksuar se kjo nuk është një protestë e organizuar nga PD, si përgjigje për kryeministrin Rama.