FOTO/ Marina Vjollca kthehet shumë shpejt në ekran, Luana ia zbulon të 'fshehtën'...

Pas mbarimit të emisionit “C’est la vie”, të gjithë e kemi ndjerë mungesën e Marina Vjollcës në ekran. Moderatorja e njohur ka bërë një pauzë të gjatë dhe ka qëndruar e heshtur gjatë gjithë kësaj kohe.

Në media është përfolur shumë për të, megjithatë Marina nuk ka preferuar të flasë. Së fundmi, bukuroshja e ekranit ka zbuluar se do të kthehet shumë shpejt por nuk ka dhënë detaje.

Gazetari Eraldo Rexho ka publikuar një ‘Instastory’ dhe në të dëgjohet duke e pyetur Marinën: ‘Kur do kthehesh në televizion?’. “Shumë shpejt”, përgjigjet Marina me zë të ulët.

Në foton e publikuar në profilin e gazetarit në “Instagram”, nuk ka qëndruar e heshtur Luana Vjollca, e cilë tërheq gjithë vëmendjen tek vetja.

“E mira më e madhe që ka: Më ka motër mua” – shkruan plot humor moderatorja Luana Vjollca.

Tani na mbetet të presim çfarë surprizash ka përgatitur ajo për këtë rikthim të saj, që me siguri duhet të jetë i bujshëm.