Reagon stafi i Realit për vërshëllimat e tifozëve kundër Iscos në ‘Bernabeu’

E ardhmja e Iscos po duket gjithnjë e më e paqartë pasi mbrëmë ai u fishkëllye nga tifozët e Realit në ‘Bernabeu’ në humbjen 3-0 nga CSK Moscoë.

Spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë për një kalim të mundshëm të Iscos në Premier League.

Sipas mediave spanjolle, Isco iu ka thënë fansave “çfarë dëshironi?”, pasi e humbi një rast të pastër shënimi.

Ai është fishkëllyer vazhdimisht për rreth 10 minuta pas atij incidenti.

“Fishkëllimi ndaj një lojtari na bën më të dobët. Ne nuk jemi mësuar që të humbim në shtëpi, veçanërisht në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Emilio Butragueno nga radhët e klubit mbretëror.