Protesta, Paloka ironik me Ramën në Kuvend: E tha edhe këtë...

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, nuk e ka lënë pa ironizuar sulmin e kryeministrit sot në Kuvend kundër opozitës, asaj opozite që hyri në seancë vetëm për t’i dhënë zgjidhje, 8 kërkesave të studentëve protestues.

“E tha dhe këtë: Protesta e studentëve është kundër opozitës... I dha grusht, opozitës, - shkruan Paloka  në Fb duke iu referuar fjalimit agresiv të Ramës.

Reagimi i Palokës erdhi pasi Rama dhe mazhoranca sot refuzuan të miratonin dy nismat e LSI për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë dhe fondin e emergjencës e veç kësaj, sulmuan si kurrë më parë, opozitën.

Rama u shpreh në foltore: “Opozita nuk ka kurajon t’i thotë popullit “unë jam me studentët”, sepse e hanë mbrapsht flakërimin, ashtu sikundër nuk do ta dëshironte askush në politikë."