Dëmtohet ‘ylli’ i Kombëtares që po kalonte formë të mirë fizike

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti po vuan nga disa shqetësime muskulore.

Për momentin, stafi mjekësor ka kërkuar nga lojtari që të kryejë disa seanca stërvitore i veçuar dhe duket se do të vërë në rrezik vetëm përballjen e radhës ndaj Lacios së Thomas Strakoshës.

Mediat pranë Atalantës ngrenë alarmin se qendërmbrojtësi nuk është në gatishmëri të Gasperinit në këtë fundviti.