Solari flet pas humbjes turpëruese të Realit në Champions

Santiago Solari ka thënë se Isco duhet të pranojë fishkëllimat nga tifozët e Real Madridit, ndërsa foli edhe për situatën e Keylor Navas pas humbjes nga CSKA Moska.

Pas ndeshjes Solari foli i zhgënjyer për këtë humbje e cila sipas tij duhet të ishte shmangur.

 “Më vjen keq për shkak se ne do të kualifikohemi dhe dëshironim të përfundonim vendin e parë me një natë të mirë, por kjo nuk shkoi ashtu siç duhet”, ka thënë fillimisht Solari.

 “Ne e filluam lojën mirë, 30-35 minutat e para ishin të mira, por ne nuk ishim të pamëshirshëm në asnjë prej lojës sonë dhe na dënuan”.

“Kam marrë rreziqe nga ekipi që kam futur në lojë, por ishte e nevojshme. Vinicius luajti mirë në pjesën e parë”.

 “Nuk më pëlqen që ndonjë nga lojtarët e mi të fishkëllehen si Isco, por ne nuk po luanim mirë dhe duhet t’i pranojmë ato”.

“Courtois është portieri im numër një, por Keylor ka respektin tim: përpiqem të marr vendime dhe jam i sigurt se nuk kam gabuar”, përfundoi argjentinasi.

Reali u mposht me rezultat të thellë 3-0 në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e fundit të grupeve në Champions League.