Edi Rama i refuzon publikisht studentët

Studentët janë në ditën e 9-të të protestës së tyre dhe qëndrojnë të vendosur në dekalratata se dialog dhe negociata me Edi Ramën nuk do të ketë.

Ashtu si më parë, ata janë shprehur të vendosur se nuk ka dialog pa plotësuar kërkesat e tyre dhe për këtë janë të vendosur deri në fund.

‘Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata, ne jemi të qartë dhe të prerë, duhet të plotësohen kërkesat tona’, u shpreh njëra nga studentet.

Por edhe Edi Rama është shprehur në seancën parlamentare se nuk do të plotësojë asnjë prej kërkesave të studentëve, sepse ata nuk ulen në tavolinë për të diskutuar.