Acar në Tiranë/ Ja çdo të ndodhë me motin sot në Shqipëri
Temperaturat do të shkojnë në minus gjatë natës dhe mëngjesin e ditës së sotme.
Sipas parashikimit të bërë nga Meteoalb, sot priten edhe reshje shiu dhe dëbore.
Ja parashikimi i motit për nesër:
Kthjellimet dhe vranësira të herë pas-herëshme do të na shoqërojnë deri sot pasdite ku pritet shtim të vranësirave në të gjithë territorin.
Rrezikohen reshje shiu e dëbore, në sasi të pakta.
Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në fundjavë.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 mëngjeset në zonat malore deri në 13-14 gradë mesdita në bregdet.