Edi Rama i refuzon kërkesat e studentëve

Edi Rama nuk ka guxim ti refuzojë kërkesat e studentëve me gojën e tij, e këtë gjë ka vendosur ta bëjë me anë të deputetëve që i urdhëron të flasin si ti vijë për mbarë.

Kështu që sot Rama ka futur deputetë e tij të flasin kundër kërkesave të studentëve.

Në një prononcim të dhënë për gazetën “Dita”, deputetët e PS-së mbështesin kërkesat e studentëve, por edhe ata janë të mendimit se 8 pikat duhet të jenë pjesë e një procesi dialogu.

‘Si pedagoge, por edhe si nënë e dy vajzave studente mbështes kërkesat e studentëve, por instrumenti demokratik për zgjidhjen e ngërçeve është dialogu”, shprehet deputetja Elona Gjebrea dhe po ashtu të njëjtin mendim ka edhe deputetja Milva Ekonomi.

Ndërsa komentojnë kërkesën e studentëve që buxheti i arsimit të jetë sa 5% e GDP-së, sipas deputeteve në fjalë është i parealizueshëm në këtë moment.

‘Kërkesat që lidhen me buxhetin apo GDP-në janë kërkesa që duhet dialoguar për të parë realisht mundësinë e qeverisë’, tha Elona Gjebrea.

‘Buxheti 5% është një kërkesë që do kohë, nuk mund të plotësohet me një të rënë të lapsit. Po të shikojmë, buxheti për arsimin ka qenë prioritet dhe është rritur nga 3.2%, sot është 3.32’, tha Milva Ekonomi.