Ajax-Bayern, formacionet zyrtare. Sfida për kreun e Grupit E

Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Ajaxit dhe Bayern Munchen do të përcaktojë skuadrën e cila do të renditet e para në Grupin E, bën të ditur Syri.net.

Të dy ekipet e kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër të Championsit, por nga rezultati i takimit të sotëm do të vendoset se kush do të jetë i ari dhe i dyti.

Bavarezëve u mjafton edhe një barazim, pasi kanë 13 pikë, ndërsa me 11 janë holandezët, të cilëve u duhet fitorja.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të takimit që do të luhet në orën 21:00.